Banorët e fshatrave Gadime e Epërme – Smallushë – Sllovi të komunës së Lipjanit do të përfitojnë nga asfaltimi i rrugës që pritet të fillojë këto ditë.
Faza e shtrirjes së zhavorit para shtresës së asfaltit dhe hapja e kanaleve të nevojshme, të parapara me standardet infrastrukturore është duke u finalizuar, për të filluar pastaj asfaltimi i tërësishëm i kësaj rruge.
Ky investim është bërë në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës.
Kohë më parë, kjo rrugë është inspektuar nga ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Lipjani, Imri Ahmeti.
Ky projekt infrastrukturor ka një gjatësi prej 5026 metrash, gjerësi prej 5 metrash dhe do të kushtojë 439,916.54 euro.
Kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë dhe ndërtimi i saj do të lehtësojë qarkullimin e banorëve të këtyre tri fshatrave të komunës së Lipjanit, duke mundësuar zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj ane.