Senatorët amerikanë së shpejti do të fillojnë të votojnë për të zgjedhur kandidatin Brett Kavanaugh, si gjykatës të Gjykatës Supreme.
Procesi i votimit është duke u zhvilluar në mes akuzave ndaj kandidatit për ngacmim seksual, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Votimi i parë për Kavanaugh pritet të zhvillohet një ditë pasi republikanët dhe demokratët shqyrtuan raportin e FBI-së ku ishin të detajuara akuzat e ngritura për ngacmim seksual ndaj kandidatit.
Nëse të gjithë senatorët nga partia demokrate votojnë kundër Kavanaugh, atëherë ai mund ta humb të drejtën që ai të bëhet gjyqtar i Gjykatës Supreme, gjë që do të konsiderohet si humbje për partinë republikane.