Ekonomia Online
FUNDIT

Pritet të mblidhen dy komisione parlamentare

Pritet të mblidhen dy komisione parlamentare

Dy komisione parlamentare janë paraparë që të mblidhen gjatë ditës së sotme. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mblidhet sot për të diskutuar lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik, si […]

Dy komisione parlamentare janë paraparë që të mblidhen gjatë ditës së sotme.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mblidhet sot për të diskutuar lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik, si dhe do të bëjë shqyrtimin e peticioneve.

Po ashtu do të mbahet edhe mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere e cila do të trajtoj 6 pika:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më datë: 8.5.2024, 15.5.2024 dhe 22.05.2024;
  3. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2023;
  4. Shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik – dhjetor 2024;
  5. Shqyrtimi i raportit vjetor i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2023;
  6. Shqyrtimi i kërkesës buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfere 2025/01;
  7. Të ndryshme

Të ngjashme