Pritet të mblidhet Komisioni për Siguri, Sveçla ftohet për raportim

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Të hënën e 29 majit në orën 17:00 pritet të mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku do të diskutohet për situatën në veri të vendit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i këtij komisioni nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, i cili njoftoi se e kanë ftuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për raportim, shkruan Klan Kosova.

Ndryshe, në komunat veriore Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, grupe të qytetarëve serbë janë duke vazhduar protestat kundër kryetarëve të rinj shqiptarë.

Të ngjashme