Pritje deri në 60 minuta në disa pika kufitaret

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës. Sipas përditësimit të bërë më 10 gusht 2026, në orën 19:11, në disa pika janë regjistruar pritje më të gjata për automjetet.

Pritjet më të gjata janë në Dheun e Bardhë dhe Muçibabë, ku qytetarët që dalin nga Kosova presin deri në 60 minuta, raporton IndeksOnline.

Në Dheun e Bardhë, kolona në dalje arrin deri në 150 metra, ndërsa në Muçibabë kolona shkon deri në 500 metra.

Në Jarinjë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 10 deri në 15 minuta, ndërsa në dalje 5 deri në 10 minuta.

Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë nga 1 deri në 10 minuta, ndërsa në disa pika qarkullimi zhvillohet pa kolona.

Të ngjashme