Pritjet janë reduktuar sot në pikëkalimin në Medarë, në krahasim me ditët e fundit.
Qytetarët po presin deri në dy orë e gjysmë, në kolonën 1 kilometërshe, transmeton Klankosova.tv.
Tek Dheu i Bardhë qytetarët presin pothuajse një orë për të kaluar kufirin, ndërsa në Jarinje dhe në Multidovë deri në 25 minuta, sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim të Kufirit.