Pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare të Merdar po arrijnë deri në dy orë e 40 minuta. Sipas informacioneve të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pas orës 8:00, kolona në këtë pikë kufitare ka një gjatësi prej rreth 1500 metrash.
Ndërkohë, në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, pritjet janë më të shkurtra, duke zgjatur rreth 25 minuta, me një kolonë prej rreth 80 metrash.
Në pikat e tjera kufitare, nuk ka asnjë pritje, si për hyrje, ashtu edhe për dalje.