Atalanta e Etrit Berishës, eliminoi mbrëmjen e djeshme Napolin duke e mundur brenda në shtëpi me rezultatin 1-2, duke kaluar në turin gjysmëfinal të Kupës së Italisë.
Me mijëra tifozë ziklatër kanë dalë në aeroportin e Orios, për të pritur skuadrën. Pritja në aeroport ishte fantastike ku nuk munguan fishekzjarret si dhe koret drejtuar lojtarëve.
Pas kualifikimit në Ligën e Europës, sezonin e kaluar, ky ishte një tjetër sukses i regjistruar nga skuadra e Berishës.