Në pikën kufitare me Maqedoninë, në Han të Elezit, është krijuar kolonë e veturave
Regjisori Haqif Mulliqi, ka bërë një njoftim në facebook, duke shprehur mllefin ndaj policisë, që sipas tij kanë krijuar kolonë të gjatë të veturave.
“Në pikën doganore të Hanit të Elezit, një polic i pandërgjegjshëm, apo analfabet, sido të jetë, ka 50 minuta që e mban një makinë në pikë kontrollimit. Kolona, kush e di se ku ka arritur tashmë”, shkruan Mulliqi.
Ai thotë se është ankuar te eprori i Policisë, por përgjigjja e tij e ka lënë pa fjalë.
“Kur i ankohemi një eprorit të tij se jemi duke shkuar në aeroport ai, me shprehjen e idiotit në fytyrë na thotë: ” Nisuni më heret heres tjetër!. Pra, ky edhe më analfabet se ai në kabinë”, ka shtuari ai.
“Ndërsa numër të telefonit për ankesa askund. A ia vlen që taksapaguesi të paguaj edhe këtë çmim?”, përfundon Mulliqi.