Numër i madh i qytetarëve i janë drejtuar një pike të Postës së Kosovë në Prishtinë për të marrë asistencën sociale, raporton Ekonomia Online.
Jeton Pestreshja, tha se është duke prit prej orës 7 të mëngjesit. Edhe përkundër që Qeveria ka marrë vendim për kufizim të lëvizjes nga ora 10:00, ai thotë se po e marrë ndihmën nuk mund të shkojë.
“Kom dal sot me marr socialin. Prej mëngjesit kom prit sot prej orës 7 dhe nuk pe di ku me shku mu ankuar”.
“Askush nuk ka dal me na informuar se a dalin ma vonë ose diçka. Unë duhet me prit hala se pa social nuk di as ka me ja majt. Du me shku ne Komune apo Ministri me u ankuar”.
Nga e marta të gjithë përfituesit e asistencës sociale mund t’i tërheqin mjetet e tyre. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Financave dhe Transfereve.
Ministria e Financave ka njoftuar se pagesat po bëhen me herët për shkak të situatës aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria për luftimin e Coronavirusit, me qëllim të mbështetjes së familjeve në asistencë sociale.