Pritjet deri në dy orë për të dal nga Kosova nga pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë

Prishtinë | 10 Gus 2024 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Është shtuar fluksi për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë, ku pritjet janë mbi dy orë.

Kështu është bërë e ditur nga Qendra për Menaxhimin Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas tyre, për të dal nga Kosova nga kjo pikë kufitare, duhet pritur 2:10 minuta, ndërsa 1.3 kilometra është kolona.

Gjithashtu, pritjet deri ën dy orë janë shkaktuar edhe tek pika kufitar te Dheu i Bardhë, ndërsa në Jarinje deri në një orë.

Të ngjashme