Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në gjysmë ore

Prishtinë | 27 Kor 2025 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës në këto ditë të nxehta, po presin më së shumti deri në 30 minuta në pikat kufitare.

Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kaq po pritet te Dheu i Bardhë.

Deri në 15 minuta po pritet në pikën kufitare në Merdarë, derisa 10 minuta në pikëkalimin Kullë.

Pikat tjera kufitare kanë fluks edhe më të ulët të pritjeve.

Të ngjashme