Policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore në Prizren pasi që ka ngacmuar ish të dashurën e tij. Viktima (femër) ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rr. Besim Telaku, Prizren 25.08.2017 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që, dyshohet se i njëjti kishte ngacmuar (ish të dashurën e tij) viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.