Sot në orën 09:30 stacioni policor në Prizren ka arritur që ta ndalojë një person të kërkuar më urdhërarrest të gjykatës.
Për personin e ndaluar, gjykata Themelore në Prizren kishte lëshua urdhërarrest, pasi që i njëjti me aktgjykim të plotfuqishëm ishte i dënuar me burgim me kohëzgjatje prej një viti, pasi që ishte shpallur fajtor për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, transmeton Klan Kosova.
“I ndaluari pas përfundimit të procedurave administrativë dërgohet në Burgun e Prishtinës për vuajtje të dënimit (1 Vit)”.