Gjithçka filloi pas një zënke mes çiftit që po qëndronin në shtëpinë e tyre në Prizren disa ditë pas kthimit nga Zvicra. Pas një zënke, i dyshuari Bajram Velijaj, 61-vjeçar, e goditi aq shumë gruan e tij, tashmë të ndjerën Armenda Aliun saqë asaj filloi që t’i rrjedhë gjak nga veshi. Në këtë gjendje, Armenda, e telefoni një familjar të sajin ku i tregoi për zënkën dhe i kërkoi që t’ia thërras një taksi me të cilin do të nisej për në Prishtinë. Por rruga nga shtëpia deri tek taksia doli të jetë fatale për 48-vjeçaren. Ajo, me paramendim u ndoq nga bashkëshorti i saj, Bajrami i cili gjuajti me aq plumba sa kishte viktimën. Dy plumbat e parë dyshohet të kenë qenë fatal për 48-vjeçaren. Por i dyshuari nuk u ndal. Ai i shkrepi 15 plumba nga revolja të cilën po e mbante pa leje. Familjarët e viktimës, përmes palës mbrojtëse, avokatit Arianit Koci, po kërkojnë burgim të përjetshëm për të dyshuarin. Ndërkohë nga Prokuroria thonë se ende janë duke mbledhur të dhëna për këtë rast.
Ka shkrepur 15 plumba në gruan rreth 13 vjet më të re, Armendën, me të cilën po jetonte tash e sa kohë në Zvicër. Bajram Veliaj, 61-vjeçar nga Prizreni, dyshohet se kreu vrasjen e rëndë mbrëmjen e gjashtë gushtit të këtij viti. Motivi i kësaj ngjarjeje ende nuk dihet. Anise çifti para disa javëve kishin pasur disa probleme të zakonshme bashkëshortore të cilat nuk lidheshin me tradhti. Në anën tjetër, Prokuroria po i vazhdon hetimet rreth këtij rasti. I dyshuari gjendet në paraburgim. Ai ende nuk është intervistuar nga ana e organeve të hetuesisë.
Ndërkohë familja e viktimës po kërkojnë burgim të përjetshëm për të dyshuarin për vrasje.
Në një deklaratë për Gazetën Express, pala mbrojtëse familjes Hoti, avokati Arianit Koci ka deklaruar se në bazë të provave që ai ka, del të jetë se vrasja u krye me paramendim.
“Në cilësinë e përfaqësuesit të palëve të dëmtuara kam filluar me analizën e provave dhe dëshmive lidhur me vrasjen makabër të së ndjerës Armenda. Te gjitha provat tregojnë që vrasja ka qenë e paramenduar, e planifikuar mirë, dhe se e njëjta, vrasja pra, është kryer në mënyrën më mizore të mundshme”, ka deklaruar për Express, avokati Arianit Koci i cili është palë mbrojtëse e familjes së dëmtuar.
Familja e viktimës po kërkojnë dënim maksimal për të dyshuarin për këtë vrasje.
“Për shkak të mizorisë ekstreme dhe paramendimit, kjo vrasje është kualifikuar si vrasje e rëndë, dhe kryesi i veprës e meriton dënimin me burgim të përjetshëm”, deklaron tutje Koci.
Ai thekson se ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje të rëndë. Mirëpo zënkat e as vrasja e çiftit, sipas tij, nuk kanë pasur të bëjnë me tradhti.
“Ende nuk dihet motivi, por sipas informatave të para, nuk është në pyetje tradhtia bashkëshortore. Me këtë rast, drejtësia duhet të dërgojë porosi të qartë: Vrasësit e grave të dënohen ashpër”, thotë Koci.
E ndërkohë, nga Prokuroria e shtetit po deklarojnë se po i vazhdojnë hetimet lidhur me këtë rast. Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, tha për Gazetën Express të dielën se janë në fazën e grumbullimit të provave. Ata kanë kërkuar që të kryhen edhe disa ekzaminime. Ndërkohë ende nuk janë intervistuar i dyshuari si dhe dëshmitarët e tjerë për këtë ngjarje.
“Ne ende jemi në fazën e grumbullimit të provave. Ende nuk janë intervistuar i dyshuari e as dëshmitarët. Po shpresojmë që në javën që vjen do të intervistohen. Ndërkohë jemi duke i pritur edhe disa prova shtesë. Raporti i autopsisë i bërë në trupin e viktimës pritet që javën të vijë tek ne”, deklaron prokurorja Gashi.
Në anën tjetër pala mbrojtëse e të dyshuarit për vrasjen, avokati, Orhan Rekathati tha se klienti i tij e ka pranuar veprën për të cilën ka thënë se ndihet i penduar.
“Ai e pranoi që e ka kryer vrasjen. Do të vazhdojnë hetimet ma tutje. Ai (Bajram Velija), deklaroi se gjithçka ka ndodhur aty për aty. Nuk kanë pasur diçka konflikte bashkëshortore. Nuk ka pas ndonjë motiv për hakmarrje ose diçka tjetër. Me moral ajo ka qenë në çdo pikëpamje mirë, nuk ka tradhtua. Vetëm pakënaqësi bashkëshortore”, thotë avokati.
Tutje, avokati Rekathati, deklaron se klienti i tij i ka thënë se asnjëherë nuk kishte ushtruar dhunë mbi gruan e tij tashmë të ndjerë dhe se fjalosja kishte qenë momentale.
Ndërkaq, Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurit me iniciale B.V. nga Prizreni, që vrau gruan e tij Armenda Aliun.
“Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 par.1.pika 1.3. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 07.08.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 06.09.2019”, thuhet në njoftimin e Gjykatës