Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka arritur të kap 11 kilogramë e 100 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
Aksioni është zhvilluar në Prizren me ç’rast në pranga ka rënë një burrë rreth moshës 45 vjeçare me inicialet S.T.
I dyshuari sipas informatave të siguruara nga policia i mbante substancat narkotike në shtëpinë e tij.
Siç njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, janë bastisur shtëpia, objektet përcjellëse dhe vetura e të dyshuarit.
Kontrolli është asistuar edhe nga njësitet e anti-drogës së Gjakovës dhe Prishtinës.
“Më datën 03.10.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Njësia Rajonale në Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar informata relevante nga terreni se i dyshuari S.T (1976) në Prizren, në shtëpinë e tij ka në posedim substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë”.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe automjetit të të dyshuarit të lartshënuar. Kontrolli është realizuar me asistim edhe të njësive të antidrogës në Gjakovë dhe në Prishtinë, NJRSH-së në Prizren, Forenzikës nga DRP në Prizren si dhe DKKO-së në Prishtinë”.
Pas bastisjes policia ka konfiskuar si prova materiale:
Dy pushke gjuetie dhe 15 fishekë;
Një pistoletë, me karikatorë të zbrazët;
Një thes i bardhë dhe një thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshe totale 2200 gramë;
Një thes i zi me gjethe të bimës cannabis sativa me peshë totale 2100 gramë;
Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (me trup të bimës ) me peshë 1000 gramë;
Një thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshë 1900 gramë;
Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 900 gramë;
Bimë e dyshuar cannabis sativa me peshë totale 3000 gramë;
12 bime të cannabis sativa-së të mbjella në zonën e quajtur “LAKE “ afër fshatit Tupec afër lumit Drini i Bardhë;