Policia në Prizren ka arrestuar dy të dyshuara femra shqiptare shtetase të huaja, të cilat pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikim të alkoolit kanë filluar të rrahën në mes vete.
Viktima mashkull me shtetësi të huaj ka hasur të dyshuarat duke u konfrontuar fizikisht edhe ka tentuar që t’i ndajë, me ç’rast ka pësuar lëndime të lehta.
Lëndime të lehta ka pësuar edhe njëra prej të dyshuarave, të cilët kanë marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit kujdestar dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.