Prizren, shoferi në gjendje të dehur godet tri vetura

Prishtinë | 04 Shk 2018 | 13:42 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shofer i dehur gjatë drejtimit të veturës ka goditur tri vetura dhe rrethojat e rrugës.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ka goditur tri vetura dhe disa rrethoja të metalta.

Si pasojë, tre persona një meshkuj dhe dy femra pësojnë lëndime trupore dhe te njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, ka bërë të ditur policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme