Prizren: Vodhën vegla pune në vlerë prej katër mijë eurosh, arrestohen nga policia

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 14:00, hetuesit e policisë në Prizren kanë identifikuar dhe lokalizuar vend-qëndrimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë, D.T (1963) dhe I.G (1997).

Ata janë arrestuar në fshatin Sërbic e Ulët dhe janë shoqëruar në polici për intervistim.

Personat e dyshuar janë arrestuar për shkak se me datë 27 janar 2021 rreth orës 13:00 kanë depërtuar me përdorim force në shtëpinë e viktimës.

“Të dyshuarit kishin vjedhur vegla pune të ndryshme në vlerë rreth 4000 Euro. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Policia ka njoftuar se njëri nga të dyshimtit e ka pranuar veprën e cila i ngarkohet”.

“Tek të dyshuarit janë gjetur gjësendet e vjedhura të cilat janë sekuestruar nga ana e krim teknikut në cilësinë e provës materiale.Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me aktvendim të të cilit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe kundër tyre do të ngritët Kallëzim Penal për vjedhje të rëndë”, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme