Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Sh.Ç., për shkak se më 24 tetor 2019, rreth orës 10:00, në Prizren, saktësisht në korridorin e QKMF-së, i pandehuri ia merr një gruaje telefonin dhe 25 euro.
I pandehuri më pas largohet nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush.
“I pandehuri shkon në vendin e lartcekur për tu kontrolluar tek mjeku, i njëjti shfrytëzon momentin e volitshëm pasi që e dëmtuara ishte duke pritur në rend për tu kontrolluar tek mjeku, i pandehuri nga çanta e krahut ia merr telefonin si dhe para të gatshme në vlerë prej 25 euro”, thuhet në njoftim.
Gjykata të akuzuarit Sh.Ç i ka shqiptuar dënim me gjobë në shumën prej 300 euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimi dhe një vit dënim me burgim.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.