Prizreni në qetësi të plotë, të gjitha lokalet e mbyllura

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Pas konfirmimit të 5 rasteve me Coronavirus në Kosovë të gjitha qytetet e Kosovës kanë filluar të marrin masa, raporton Ekonomia Online.

Në qytetin e Prizrenit të gjitha kafiterit, restorantet dhe dyqane të ndryshme janë mbyllur kurse njerëzit janë duke qarkulluar në numër shumë të vogël.

Në disa pamje të siguruara shihet se si sot në mëngjes qendra e qytetit të Prizrenit është mjaftë e qetë, me të gjitha lokalet e mbyllura.

Mbyllja e lokaleve ka ndodhur përshkak të një vendimi nga ana e qeverisë së Kosovës.

Të ngjashme