Austria është duke konsideruar mundësinë e tërheqjes së trupave ushtarake nga misionet paqëruajtëse, përfshirë Kosovën.
Ministri i ri i mbrojtjes i Austrisë, Thomas Starlinger është duke konsideruar mundësinë e tërheqjes së trupave ushtarake nga misionet ndërkombëtare të paqes për shkak të gjendjes së vështirë të buxhetit shtetëror, shkruan “Alo”, transmeton lajmi.net.
“Në rrethanat e tanishme, nuk do të jemi në gjendje të realizojmë nevojat, pjesëmarrjen në misione paqëruajtëse”, deklaroi Starlinger.
Në Kosovë, ushtria e Austrisë si përbërje e forcave të KFOR-it është pjesëmarrëse me mbi 400 ushtarë.
Starlinger ka thënë se tërheqja e ushtarëve austriakë do të bëhet në proces të ngadalshëm dhe jo përnjëherë. Ai ka thënë se vendimin final do ta marrë qeveria e ardhshme