Interesimi i madh i qytetarëve për të parë nga afër ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Maltës në Ligën e Kombeve ka shfaqur edhe probleme për organizatorët dhe shitësit e biletave, që ta kontrollojnë turmën e madhe.
Nisja e shitjes së biletave është paraparë që të bëhet nga ora 17:00. Biletat edhe kësaj here do të kushtojnë nga 2 euro për tribunat në veri dhe jug, pastaj 3 euro për tribunën në lindje dhe 5 e 10 euro për tribunën në perëndim. Biletat VIP do të kushtojnë nga 50 euro.
FFK-ja ka njoftuar se këtë herë nuk do të lejojë shitjen e më shumë se pesë biletave për një person. Interesim të madh për Kosovën pati edhe në ndeshjen e shkuar si vendas ndaj Ishujve Faroe.
Kosova takohet me Maltën të enjten me fillim prej orës 20:45 në kuadër të ndeshjes së tretë në Grupin C të Ligës D.