Me problemin e qenve endacakë do të merret Qeveria

Prishtinë | 03 Nën 2017 | 10:32 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e raportit vjetor për gjendjen e mjedisit për vitin 2016.

Ministrja e Mjedisit dhe planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, tha se sa i përket cilësisë së ajrit ndotja më e madhe është në Prishtinë dhe Obiliq.

Ndërsa sipas saj, sa i përket ndotjes së tokës ajo është brenda standardeve mirëpo është shqetësuese shndërrimi i tokave bujqësore në ato industriale, raporton Ekonomia Online.

Reshitaj në paraqitjen e raportit të gjendjes së mjedisit tha se ka trend pozitiv në rritjen e zonave të mbrojtura.

Ajo para qeverisë paraqiti edhe rekomandimet për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë. Një nga rekomandime sipas saj është marrja e masave në funksionalizim nacional për kontrollin e cilësisë së ajrit, mbrojtjes së resurseve natyrore e shtazore të rrezikuara e të tjera.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Haradinaj ka propozuar që punën për trajtimin e qenve endacak ta merr niveli qendror për shkak se sipas tij edhe pse kanë ndarë të hollat është problem zbatimi i saj. Ai tha që komunat nuk janë të afta me u marr me këtë çështje.

Ai propozoi që të hapin një konkurs për kontraktimin e një operatori që të merren me trajtimin e tyre.

Pasi sipas tij, duke pas parasysh kohën e ftoftë qenët do të jenë më të acaruar dhe do të jenë më të rrezikshëm.

Të ngjashme