Deputeti i PDK-së, njëherësh kryetari i Komisioni për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Përparim Gruda, ka thënë se miratimi në komision i ndryshimeve kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së presidentit është “proces komplet jo-kushtetues”, andaj edhe PDK-ja do ta shqyrtojë nëse do të marrë pjesë në seancë, raporton Ekonomia Online.
“Ky është një proces komplet jo-kushtetues, prandaj do ta shqyrtojmë se a do të marrim pjesë në seancë për të shkuar për me i dhënë qendrimet tona, por seanca si e tillë është e papranueshme”, tha Gruda.
I pyetur se a kanë ndërruar qëndrim si PDK për votimin e presidentit, ai ka thënë se nuk votojnë “president diktat”.
“Qëndrimi vazhdon të jetë i njëjtë, nuk votojmë kandidat partiak, president diktat, të një force politike, se kjo forcë politike ka fituar 50% të votave”, shtoi Gruda.
LEXO EDHE: