Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i rinumërimit të votave është përmbyllur plotësisht në 11 komuna.
Sipas njoftimit, deri më tani në QNR janë rinumëruar 1,142 nga 2,557 vendvotime.
“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 22 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar rreth 45% apo 1,142 nga 2,557 vendvotime. Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 11 komuna”, thuhet në njoftim.
