Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) shit-blerja e prodhimeve bujqësore është ulur për 14.2% në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar.
30% rënie është shënuar në blerjen e prodhimeve te prodhuesit individual, kurse shitja e prodhimeve bujqësore të prodhimit të pavarur është shënuar rritje prej 50.6%.
Rritja është regjistruar te drithërat, prodhimet foragjere dhe kopshtare, pemët, pijet alkoolike, prodhimet blegtorale, pulat dhe vezët, kurse rënie është regjistruar te qumështi, prodhime qumështore, bimë industriale, dhe peshqit.