Prodhuesit e birrës “Corona” raportojnë 155 milionë euro humbje si rezultat i Coronavirusit

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Brewer Anheuser-Busch, kompani prodhuese e birrës ‘Corona’, ka paralajmëruar për rënien më të madhe të fitimit tremujor për të paktën një decade, pasi koronavirusi i kushtoi rreth 155 milionë euro humbje.

Gjiganti më i madh për prodhimin e birrës, i cili qëndron pas markave Corona, Budweiser dhe Stella Artois, parashikon se fitimet e tremujorit të parë do të bien me rreth 10% pasi përhapja e virusit pësoi rënie të kërkesës në Kinë, transmeton lajmi.net.

Grupi me qendër në Belgjikë tha: “Ndikimi i shpërthimit të virusit Covid-19 në biznesin tonë vazhdon të evoluojë”.

“Përhapja ka çuar në një rënie të konsiderueshme të kërkesës në Kinë”.

Muajin e kaluar Google tha se kërkimet birrën Corona ishin rritur me 1,100 përqind, si arsye e koronavirusit.

Të ngjashme