Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka organizuar promovimin e prodhimeve vendëse në kuadër të aktivitetit tradicional 19-vjeçar “Javët e Biznesit Kosovar 22 nëntor – 5 dhjetor”, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se prodhuesit po ballafaqohen me konkurrencë jo reale.
Sipas tij, bizneset po humbin dhe nuk po munden të gjejnë tregje të reja për shkak të regjimit të vizave.
“Ky udhëtim i joni 19 vjeçar që kemi kaluar qindra mijëra kilometra Shqipëri, Mal të zi, Austri etj. për të qenë bizneset ambasadorë të shtetit të Kosovës. Kjo është arritur që prodhimet e Kosovës të gjejnë vend ku nuk është edhe politika”.
“Kosova është e vogël, por ekonomia mund të rritet shumë. Aq shumë po humbin bizneset saqë. Mbi 80% refuzohen t’i marrin vizat dhe kjo është pengesë e madhe për të gjetur tregje. Ne po ecim drejt promovimit të ekonomisë së vendit”.
“Dëmi më i madh është se shumë prodhues ballafaqohen me konkurrencë jo reale. Ne mbështesim çdo masë të reciprocitetit ndaj Serbisë. Qeveria nuk duhet të ngadalësohet. por të shpejtohet në masa të tilla. Konsumatorët të konsumojnë prodhime vendore”.
Lumnije Ajdini, menaxhere në AKB, tha se do të jenë zë i fuqishëm i prodhuesve vendës, raporton EO
“Ne si Aleancë kemi rrugëtuar në këtë projekt konsumoj produkte vendore. Edhe në këtë vit do të kemi program me aktivitete të ndryshme ku fokusi do të jetë në Kosovë”.
“Ne si AKB kemi bërë bashkëpunim edhe me qendra tregtare. Me datën 25 nëntor do të kemi promovim te kompania Pro Metal. Ne duhet të jemi zëri i fuqishëm për t’i përkrahur prodhuesit vendës”.
Kryetari i Odës, Turizmit dhe Hotelerisë, Hysen Sogojeva, tha se Qeveria duhet që të mundësojë që produktet vendës të kenë çmime më të lira.
“Vetë fakti që kemi produkte është një lloj promovimi”.
Ky aktivitet tradicional realizohet për nder të 28 nëntorit dhe festave të fundvitit.