Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se për herë të dymbëdhjetë, Profesori dhe humanisti, Paddy Dewan, nga Australia, bashkë me ekipin e mjekëve nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Anesteziologjisë, po kryejnë operacione tek fëmijët që kanë anomali të lindura kirurgjike komplekse.
ShSKUK-ja bën të ditur se ky ekip i udhëhequr nga profesori nga Australia ka ardhur në Kosovë me 18 tetor dhe do të qëndroj deri me 25 tetor të këtij viti.
“Për herë të dymbëdhjetë, Profesori dhe humanisti, Paddy Dewan, nga Australia, bashkë me ekipin e mjekëve nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Anesteziologjisë, po kryejnë operacione tek fëmijët që kanë anomali të lindura kirurgjike komplekse. Ky ekip ka kryer operacione dhe konsultime edhe gjatë fundjavës, kurse në tërësi do të operohen 19 fëmijë, kurse janë konsultuar-vizituar 32 fëmijë me probleme kirurgjike. Ekipi i udhëhequr nga profesori nga Australia ka ardhur në Kosovë me 18 tetor dhe do të qëndroj deri me 25 tetor 2023”, thuhet ndër të tjera në njoftim.