Profilet e femrave në LinkedIn shikohen më pak sesa të meshkujve

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

LinkedIn ka mbi 600 milionë përdorues, gjë e cila përkthehet në një sasi të madhe të të dhënave për punësime dhe për proces të gjetjes së punës.

Për raportet e veta të fundit, LinkedIn kishte shikuar se si gjinia ndikon në perspektivat e përdoruesve për punë dhe kishte zbuluar se rekrutuesit apo punëdhënësit janë më të prirë t’i shikojnë profilet e meshkujve sesa të femrave.

Ky raport i ka analizuar të dhënat e 610 milionë përdoruesve në 200 shtete gjatë vitit 2018, por edhe të dhënat e anketimeve që janë kryer gjatë vitit 2017 dhe 2018.

Kështu ata kanë zbuluar se rekrutuesit i vizitojnë 13% më shumë profilet e meshkujve sesa të femrave.

Ata gjithashtu janë 3% më të prirë t’i dërgojnë mesazh në lidhje me punë një mashkulli sesa një femre.

Megjithatë, vlen të ceket se statistikat e punësimit janë shumë më të ndritshme për femrat, transmeton telegraf. Kandidatet femra janë 16% më të prira sesa meshkujt të punësohen pasi aplikojnë për një punë dhe 18% më të prira sesa meshkujt të punësohen pasi aplikojnë për pozita kyçe.

Kjo ndoshta shpjegohet nga fakti se femrat janë shumë më selektive në procesin e aplikimit dhe kanë tendenca të kërkojnë vetëm punë për të cilat janë 100% të kualifikuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme