Programi Fulbright vazhdon përkrahjen për studentët kosovarë

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 16:48 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, kanë nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit për zhvillimin e Programit Fulbright, i cili financon shkëmbimin akademik, përkatësisht bursa studimore për studentët nga Republika e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm personalitete të larta publike të vendit, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit, kryeministrin e Kosovës, ministra të Kabinetit Qeveritar, rektorë të universiteteve publike të Kosovës, si dhe profesorë e studentë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, theksoi se Programi Fulbright ofron mundësi të shkëlqyeshme për shkëmbim akademik për të rinjtë, në drejtim të përgatitjes së një gjenerate të re, e cila do të jetë bartëse e tranzicionit dhe transformimit demokratik.

“Falënderojmë Qeverinë Amerikane, e cila po investon në edukim, sepse edukimi është çelësi i suksesit për shoqërinë tonë”, tha Ministri dhe në veçanti falënderoi ndihmës sekretaren e Shtetit për Edukim, Evan Ryan për telegramin e urimit që ka dërguar me rastin e nënshkrimit të Memorandumit.

Pasi që përmendi edhe Programin për Transformimin e Lidershipit, përmes të cilit më shumë se 180 studentë nga Kosova kanë pasur fatin të studiojnë në universitetet më të mira të ShBA-ve, ministri Bajrami tha se MAShT do të ofrojë mbështetjen e plotë që të punojmë me të gjitha forcat për një arsim konkurrent, i cili do të mundësojë zhvillimin ekonomik dhe do të përgatisë një gjeneratë, e cila do të marrë përsipër zhvillimin e Kosovës.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se falë saj, shumë të rinj tanë, kanë mundësinë të kenë qasje dhe studiojnë në institucionet arsimore prestigjioze të ShBA-ve, truallit të demokracisë dhe njëkohësisht, të zhvillimit ekonomik, ndërsa dijen dhe përvojën e fituar në këto institucione, ta investojnë në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur një ditë të rëndësishme nënshkrimin e memorandumit që mundëson shkollimin e studentëve dhe të rinjve në programin Fullbright, si një program tepër i rëndësishëm, i cili ka dhënë rezultate në përgatitjen e kuadrove të Kosovës për shkencë, arsim dhe ekonomi.

“Ne në Qeveri kemi dhënë zotimin tonë se ne do të përkrahim edhe për këtë vit edhe për vitet e ardhshme këtë program, i cili do t’iu mundësojë shumë të rinjve tanë që të studiojnë në nivele të ndryshme të studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që këto kuadro pastaj t’i kontribuojnë zhvillimit të institucioneve tona”, ka thwnw Mustafa.

Ambasadori Amerikan në Kosovë,  Greg Delawie, shprehi kënaqësinë për nënshkrimin e këtij Memorandumi të rëndësishëm për zhvillimin e Programit për 5 vitet e ardhshme.

Programi Fulbright është themeluar nga senatori William Fulbright në vitin 1945. Prej kësaj kohe, nga ky Program, kanë përfituar më shumë se 360 mijë studiues nga ShBA-të dhe nga e gjithë bota. Në Kosovë, Programi Fulbight (i cili kosiderohet si programi më me ndikim në botë), ka filluar në vitin 2009 dhe deri më tani kanë përfituar 84 studiues kosovarë.

kadri veseli kadri veseli1 kadri veseli2

 

 

 

 

Të ngjashme