Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes rrjetit social ka bërë sot publike projektin infrastrukturor që do të lidhe Gjirokastrën me bregdetin.
Në një postim në Facebook, shefi i qeverisë shqiptare thotë se për të realizuar këtë projekt do të evitohet edhe Qafa e Muzinës.
Postimi i Ramës në Facebook:
Mirëmëngjesi dhe me këto pamje të rrugës Kardhiq – Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin, duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155822170476523/?t=3