Projektet e MCC-së në Kosovë ndihmojnë zhvillimin ekonomik në vend

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit, përmes projekteve në vitet në vazhdim, që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit, do të ofrojë mundësi për investime veçanërisht në tri fusha kryesore: në efikasitetin e energjisë elektrike, në sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e ambientit” tha sot Petrit Selimi, Koordinator Nacional i MCC për Kosovë në një ngjarje të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka u shpreh i knaqur me prezencën e përfaqësuesve të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit për të informuar më detajisht anëtarët e Odës Amerikane mbi projektet dhe mundësitë për investime që ky institucion ofron për sektorin privat dhe që rrjedhimisht ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Koordinatori Nacional i MCC për Kosovë, Petrit Selimi informoi anëtarët e Odës Amerikane rreth projekteve të cilat do të implementohen në Kosovë, duke përfshirë edhe subvencionimin e kompanive për prodhimin e energjisë së ripërtërishme, përmes krijimit të një instrumenti financiar jobankar , i cili do të ofrojë fonde për kompanitë që përmbushin kritere të caktuara.

Selimi theksoi po ashtu projektin për digjitalizimin e shërbimeve në sistemin gjyqësor si dhe krijimin e një platforme të integruar për rrjetin e ajrit në nivel nacional, platformë kjo përmes të cilës të gjithë qytetarët do të mund të kenë qasje.

Anëtarët e Odës Amerikane patën mundësi të diskutojnë mbi çështje të ndryshme të fushave të tyre relevante dhe të informohen më detajisht rreth ndikimit të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit në zhvillimin e sektorit privat në veçanti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme