Rritja e të hyrave dhe buxhetit të cilin po e proklamon qeveria nuk është asgje e jashtëzakonshme, sepse kjo rritje ka qenëlineare gjithmonë. Proklamimi i kësaj rritje nuk ka efekt në rritje e as në zhvillim ekonomik. Rritja mesatare e çmimeve për 20% e ka devalvuar vlerën e të hyrave që nënkupton qe diku deri 400 milion euro vlera reale e këtij buxheti është më e ulët.
Masat e proklamuar nga ministri Murati për rimëkëmbje janëthjesht kozmetike e populliste sesa reale e me implikime ekonomike, sepse qe nga fillimi i infalcionit qytetarët kanëhumbur pothuajse çdo muaj 1/5 e të hyrave buxhetore, kjo do të thotë se buxheti i qeverisë është rritur ndërsa i familjeve është varfëruar.
Nëse të hyrat sipas ministrit janë mbi 2.5 miliard atëherë kjo ka ardhur si pasojë e të hyrave doganore nga importi, një pjesë nga eksporti, pjesa tjetër nga të hyrat e mbledhura nga ATK-ja duke i’u referuar edhe rritjes se çmimeve dhe normalisht qytetarëtjanë detyruar të paguajnë dyfish si pasojë e rritje se çmimeve.
Shembull: Nëse për një litër vaj kemi paguar 0.09 cent me normë të përgjysmuar 8% atëherë për të njëjtin produkt qytetarëtpaguajnë 0.30 cent TVSH, pra dyfishin.
Ajo çfarë ka bërë qeveria është ndalja e investimeve kapitalekonkretisht deponimi i 700 milion Euro të dedikuar për këtëkategori ekonomike duke pamundësuar realizimin e aktivitetit ekonomik përmes rrethxhirimit të këtyre mjeteve në ekonomi.
Ministri Murati prezentoj punësimin e 5 mijë femrave, mirëpo duke i’u referuar stastistikave të ASK-ës papunësia të femrat është mbi 25%, ndërsa fuqia joaktive në treg të punës sidomos tëfemrat është 78%.
Sa i përketë kontratave 43.5% kanë kontratë të përhershme,ndërsa 56.5% të përkohshme. Shifra këto që tregojnë se nuk ka asnjë progres në këtë drejtim që lidhen me sigurimin e barazisëdhe sigurisë në punë nga kjo qeveri.
Sa i përketë proklamimit të qeverisë për rritje të eksportit dhe përmirësimit të bilancit tregtar ku siç thotë misnistri Murati se eksporti e mbulon importin 40%, kjo nuk është e vërtetë referuar statistikave për muajn tetor.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 13.0% në muajin tetor 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 402.3 milion Euro. Importi është 83.3%, ndërsa eksporti mbulon importin me vetëm 17.7%.
Qeveria po proklamon rritje të buxhetit për bujqësi në vlerë prej 87 milion Euro, por me këtë rritje të çmimeve të lëndëve të para për bujqësi, vlera e këtij buxheti si vlerë reale është 20% më e ulët.
Në tremujorin e tretë (TM3) 2022, indeksi i inputit i përfshir farëra dhe material embëltues, energji, vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticideve, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtje e materialeve, mirëmbajtje e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera ka rritje për 27.9%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Kurse, indeksi i materialeve(makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesa të tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punë të tjera, përveç përmirësimit të tokës),ka rritje për 10.4%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.
Masat adekuate per t’iu dalur në ndihmë qytetarëve:
1. Rritja e fondeve për programet e punësimit prej 1% të rritet në 4% të GDP – së, së vendit mbështetur në rritjen ekonomike reale.
2. Zhvillimi i inkubatorëve të biznesit që stimulojn hapjen e start-up bizneseve dhe përkrahja e NVM- ve si shtyllë kurrizore e zhvillimit ekonomik në Kosovë.
3. Largimi i TVSH-së për të produktet esenciale për një periudhë kohore 3 muaj ose rritja e listës se produkteve me normë të TVSH-së të përgjysmuar prej 8% ashtu siç e parasheh edhe ligji. Pos vendosjes se çmimit tavan për derivate duhet të reduktohet akciza.
4. Indeksimi i pagave, pensioneve, skemave sociale në vlerë të infalcionit si instrumente monetare të luftimit të infalcionit për ta ruajtur sadopak fuqinë blerëse të te ardhurave që familjet kanë.
5. Rritja e fondeve dhe subvencioneve për fuqizim të kapaciteteve prodhuese vendore e në theks të veçantë bujqësia, rritja e subvencioneve për bujqësi në mënyrë që të rrisin sipërfaqet dhe rendimentin me produktet esenciale gjatë kësaj përiudhe kohore specifikishit të drithërat, pemët, perimet.