Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim që 100 prokurorët e angazhuar gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit dhe stafi tjetër mbështetës të shpërblehen me nga 50 euro, raporton Ekonomia Online.
Bahri Hyseni, kryesues i KPK-së, tha se në këtë fazë nuk kanë buxhet, por që të angazhuarit duhet që të kompensohen në bazë të ligjit.
“Kompensimi i stafit civil është i rregulluar me ligj, mjete nuk ka, por le të marrim një vendim që nëse në të ardhmen KPK-ja ka mjete atëherë ata do kompensohen. 50 euro për secili të angazhuar”.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën me 6 tetor 100 prokurorë ishin të angazhuar në 38 komuna të vendit.
Ndër pikat tjera të mbledhjes së sotme në KPK, ishte edhe raportimi i kryetarëve të komisioneve të përhershme.
Ikramije Bojaxhiu nga komisioni për performancë, tha se vetëm gjatë këtij viti ky komision ka vlerësuar 81 prokurorë.
“Janar janë vlerësuar 25 prokurë, shkurt 8 prokuror, mars 13, maj 13, korrik 22, 12 shumë mirë dhe 10 me notë të mirë”.
Ndërsa Deshire Jusaj nga Komisioni për Buxhet dhe Financa tha se kanë realizuar 9 milionë euro të buxhetit, raporton EO.
“Si komision nuk kemi sfida në realizimin e mandatit. 14 milionë euro, ndërsa realizimi i buxhetit 9 milionë euro”.
Pjesa tjetër e takimit u zhvillua me dyer të mbyllura.