Shoqata e prokurorëve publikë të Maqedonisë, Bashkimi i prokurorëve të Shqipërisë, Lidhja e prokurorëve federalë të Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky Memorandum ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndëmjet Lidhjeve të prokurorëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në pajtim me parimet e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe realizimit të interesave të përbashkëta. Me nënshkrimin e Memorandumit, planifikohet edhe rritja e bashkëpunimit në drejtim të forcimit të pozitës së këtyre lidhjeve, të nxitet bashkëpunim rajonal në nivel të anëtarëve të lidhjeve, të mundësohet shkëmbim i informatave dhe përvojave praktike, por edhe krijimi i një rrjeti profesionist të fuqishëm joformal në rajon.
Memorandumi për bashkëpunim u nënshkrua në suaza të punëtorisë së parë tematike rajonale të Lidhjeve të prokurorëve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Shkup, me temë “Hetimet financiare dhe konfiskimi: përirësimi i bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.