Prokurori i shtetit ngrit 52 aktakuza për 59 persona

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Shtetit, ka njoftuar përmes një komunikate, se ky institucion ka ngritur 52 aktakuza për 59 persona.

Nga ky raport bëhet e ditur se për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 18 persona.

Raporti i plotë:

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetedy (52) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesë për caktimin e paraburgimit të nëntëmbëdhjetë (19) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjeti dhe një sasie të masës drusore.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të (3) personave për veprat e njëjta.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh në dy raste të ndara, si dhe ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej katër (4) aktakuza ndaj katër (4) personave. Po ashtu, është bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjeti dhe një sasie të masës drusore.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Grabitje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës  ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

ProkuroritëAktakuzat – personatNdalimetParaburgimet kërkesat-personatBastisjetSekuestrimet
Prokuroria Speciale/31 – 3 //
Prishtinë6 – 6  42 – 4 //
Prizren 6 – 6  21 – 4 //
Pejë4 – 4 3//1
Gjilan10 – 12 /1 – 3//
Gjakovë2 – 3 51 – 1 //
Mitrovicë12 – 13 /1 – 2 //
Ferizaj12 – 15 11 – 2//
Totali52 – 59 18 8 – 19 /1

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe ”Marrja e ryshfetit”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës  së Kosovës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër tre (3) personave për vepër penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

  1. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet  se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Sulmi”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrimi”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

  1. Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”.

Po ashtu, nga ky Departament është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndimi i lehtë trupor”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale. 

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur këto aktakuza:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

  1. Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për veprën penale “Mashtrimi”, po ashtu, edhe një (1) i dyshuar është ndaluar 48 orë për veprën penale “Kanosje”, kurse një (1) i dyshuar tjetër për veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi”.

Aktakuzat: 

Dy (2) aktakuza ndaj dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personit për veprën penale “Kanosje”

Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

  1. Prokuroria Themelore Gjilan:

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave, për veprën penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’.

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Punimet ndërtimore të kundërligjshme’’.

  1. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Lëndim i Lehtë Trupor” nga neni 185 par.1 pika 1.4 lidhur me nenin 248 par.2 të KPRK-së. 

Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”  nga neni 267 parag.1 te KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave  psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “vjedhja” në “bashkëkryerje”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

  1. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Grabitja“.

Aktakuzat:

Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“ dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“.

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria “;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“.

  1. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kanosje” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme