Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve kanë ngritur 42 aktakuza kundër 47 personave, për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur katërdhjetedy (42) aktakuza kundër katërdhjeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për kryerje të veprës penale, dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, dhe ka ngritur (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra penale te ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme