Luka Misetic, avokati i famshëm amerikan që mbrojti gjeneralin kroat Ante Gotovina, akuzon gjykatën Speciale të Hagës për thyerje të rregullave, në momentin kur publikoi njoftimin për media se ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, janë ngritur aktakuza.
Avokati Misetic tha se presidenti aktualisht nuk i paditur dhe Gjykata Speciale nuk e ka konfirmuar këtë padi për më shumë se dy muaj.
Gjithashtu, prokurori bëri shkelje të të drejtave të Thaçit duke shkelur konfidencialitetin që kërkohet në bazë të rregullave juridike, në prag të vizitës së tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Sipas avokatit Misetic kjo ngre dyshime për përfshirje të politikës në këtë çështje.
“Hashim Thaçi nuk është i paditur, e as nuk është konfirmuar padia nga Gjykata për më shumë se dy muaj. Prokurori shkeli të drejtat e Thaçit duke shkelur konfidencialitetin e kërkuar me rregulla juridike, pak para takimit të tij me Trumpin. Kjo gjë ngre dyshime për përfshirje të politikës në këtë çështje”, shkruan Misetic.