Prokuroria dhe Policia thërrasin konferencë për medie pas aksionit të sotëm ku u arrestuan disa zyrtarë

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria dhe Policia e Kosovës do të mbajnë konferencë për medie lidhur me aksionin e zhvilluar sot nga Njësia Speciale dhe ajo e Krimeve të Rënda në Ministrinë e Bujqësisë dhe Komunën e Istogut.

Konferenca do të mbahet në ora 13:30 në objektin e Prokurorisë së Shtetit.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin i cili është duke u zhvilluar sot. Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës. Konferenca do të mbahet nga ora 13:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, thuhet në njoftim.

Në aksionin e sotëm janë arrestuar kreu i AZhB-së dhe disa zyrtarë të këtij institucioni si dhe dy zyrtarë të Komunës së Istogut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme