Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe bashkëpunëtorëve me rastin e vdekjes së prokurorit Ibrahim Fejza.
Në telegram thuhet se Fejza do të kujtohet si shembull i përkushtimit profesional, njerëzor dhe i dashur për kolektivin dhe më gjerë
Telegrami i plotë:
E nderuara Familje Fejza,
Lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut e bashkëpunëtorit tonë shumë të dashur dhe të respektuar, prokurorit Ibrahim Fejza e morëm me dhimbje dhe pikëllim të thellë.
Me këtë rast ju shprehim ngushëllime duke ndarë dhimbjen me Ju, vdekja e tij është humbje e madhe për Ju si familje, por edhe për ne si kolegë të të ndjerit dhe tërë sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.
Prokurori i ndjerë Ibrahim Fejza do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona si shembull i përkushtimit profesional, njerëzor dhe i dashur për kolektivin dhe më gjerë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
Me respekt,
Kryeprokurori
Ismet Ujkani