Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar dymbëdhjetë persona, si
dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktimin e paraburgimit për dhjetë persona, për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu,në një shtëpi në Pejë, është gjetur një trup i pa jetë i një personi, me ç’rast me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar për autopsi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër persona të dyshuar, në dy raste të ndara.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndalur tre persona dhe ka bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit për vepra të ndryshme penale .
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një person i dyshuar , në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar 2 persona të dyshuar dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar në dy raste të ndara./EO