Prokuroria e Shtetit ngrit 103 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 103 aktakuza kundër 111 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 12 persona, si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një veture, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme