Prokuroria heton blerjen e barnave deri në 2000 për qind më shtrenjtë se çmimi real

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 08:30 | Nga

Një ditë pas publikimit të raportit “Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike” dhe shfaqjes se dokumentarit me të njëjtën tematikë, autor i së cilit është instituti “Columbus”, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se do të fillojë hetimet rreth rastit. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate instituti “Columbus”, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas kumtesës së “Columbusit”, prokurori i Zyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, përmes një emaili informues drejtuar institutit “Columbus” ka sqaruar se me iniciativën e tij raporti është dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për hetim të mëtutjeshëm.

“Ju njoftoj se duke u bazuar ne raportin “Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike – Blerjet e barnave të listës esenciale shumëfish më shtrenjtë sesa çmimet në treg”, të cilin e keni publikuar dje, unë sot, më datë 30.5.2018, e kam dërguar të njëjtin raport në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe kam kërkuar që të fillohet me grumbullimin e informatave për verifikimin e dyshimeve te ngritura”, thuhet në emailin e prokurorit Kelmendi, njofton komunikata .

Blerjen e barnave me çmim shumëfish më shtrenjtë sesa çmimi në treg fillimisht e ka zbuluar gazeta “Koha Ditore”. Një hulumtim i muajit maj të vitit 2017 pati zbuluar rritjen e çmimit për 800 për qind për dhjetë produkte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme