Deputeti Pavle Bogoevski ka ngritur padi penale kundër taksistit të panjohur që dyshon se e ka incizuar duket biseduar në telefon, e që ditëve të fundit u publikuar në youtube dhe rrjetin social rus VJK me mbishkrimin se Pavle Bogoevski porositë kokainë.
Prokuroria ka shpjeguar se Bogoevski nuk di detaje as për kompaninë në të cilën është vozitur as e as për shoferin, prandaj edhe denoncimin e ka bërë për person të panjohur. Në mënyrë shtesë, prokuroria ia ka kërkuar Youtube – it të gjithë të dhënat mbi profilin nga i cili u publikuan bisedat e përgjuara dhe ato do të analizohen më tej.
Prokuroria i ka kërkuar policisë asistencë shtesë për të gjetur taksistin dhe për të bërë kontrolle se prej kujt është blerë drogë narkotike dhe për kë është blerë.
MPB duhet të shfrytëzojë edhe instrumentet ndërkombëtare për të verifikuar edhe atë se kush qëndron pas profilit rus VJK në të cilin poashtu u publikuar biseda e Pavle Bogoevskit. Nëse mblidhen provat dhe gjenden autorët, atëherë MPB do të duhet të ngrejë kallëzim deri tek prokuroria.