Prokuroria jep detaje: Aksioni për ryshfet, deri tani janë bastisur tetë lokacione në Brezovicë

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përkatësisht njësia e Krimeve Ekonomikë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, janë duke zhvilluar një aksion në gjerë kundër korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Jashari bëri të ditur se aksioni është në fazën e parë të zhvillimit dhe deri tani janë bastisur tetë lokacione.

“Aksioni është në fazën e parë të zhvillimit dhe ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet. Deri tani nuk ka të arrestuar pasi jemi në fazën e parë. Por, bastisjet janë duke vazhduar, deri tani janë bastisur tetë lokacione”, deklaroi Jashari.

Kujtojmë se aksioni që është duke u zhvilluar dyshohet se ka të bëjë me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet pa leje në Brezovicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme