Prokuroria jep detaje për arrestimin e “Ciprras” në një motel në Podujevë

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje për arrestimin e Besim Hajdarit, i njohur me nofkën “Ciprra”, i dyshuar për disa vepra penale.

Prokurori i Shtetit, bën të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Aksioni për arrestimin e tij ishte zhvilluar nga Prokurori i Shtetit, AKI, Njësitin Special të Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Kjo është komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se pas zhvillimit të një operacioni në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, Policinë e Kosovë dhe Njësitin Special të Kosovës, më 16.04.2021, është arrestuar i dyshuari me inicialet B.H., i cili për nga e kaluara e tij kriminale ka qenë recidivist dhe i kërkuar për organet e drejtësisë, i përfshirë në disa raste për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Kanojsa”.

I dyshuari i lartcekur, më 16.04.2021, është ndaluar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme