Prokuroria ka kërkuar edhe dy muaj arrest shtëpiak për Dejan Pantiqin

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak edhe për dy muaj, ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Avokati i tij, Ljubomir Pantoviq ka thënë se duke pas parasysh rrethanat, me shumë gjasë gjykata do të pranojë një kërkesë të tillë.

Mbrojtja e Pantiqit do të paraqesë kërkesë për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masë më të butë, pra që klienti i tij të lirohet nga burgu me kusht që të paraqitet në stacion policor.

“Nisur nga reagimet pas vendimit të arrestit shtëpiak për Pantiqin dhe nga përvoja ime, besoj se gjykata do ta pranojë kërkesën e prokurorisë dhe më së voni deri më 9 janar do të vendosë për të”, ka thënë ai.

Të ngjashme