Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha ka konfirmuar për se tashmë është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e punonjësit të bufesë në Agjencionin e Kosovës për Inteligjencë.
Ai ka thënë se arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur në vendin e ngjarjes ku është kryer akti i vrasjes, njofton Klan Kosova.
”Rasti ka ndodhur sot në mëngjes, një person ka ndërruar jetë. Ka një person të dyshuar për vrasjen por, i cili është arrestuar menjëherë”, është shprehur Berisha.
Më tej ai ka theksuar se me rastin është duke u marr prokurori kujdestar ndërsa detaje të tjera do bëhen publike pas hetimeve të rastit.